Ekonomia Online
FUNDIT

Gjykata Speciale liron Fadil Fazliun

Gjykata Speciale liron Fadil Fazliun

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj Fadil Fazliut, duke e dënuar atë me 12 muaj burgim për dy vepra penale, por shkaku i qëndrimit në burg nga dhjetori i vitit 2024, Fazliu ka kryer këtë dënim, raporton Ekonomia Online

Fazliu është shpallur fajtor për veprën penale të tentativës për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, e cila figuron në pikën 16 të aktakuzës.

Po ashtu, ai është shpallur fajtor për veprën penale të mosbindjes ndaj gjykatës, e cila figuron në pikën 17 të aktakuzës dhe bën pjesë në kategorinë e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.Shpallet fajtor Hashim Thaçi për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim

Andaj, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, Fazliu është liruar.

Të ngjashme