Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, në 53-vjetorin e lindjes, raporton Ekonomia Online.
Vëllezërit Haradinaj kujtojnë Luanin e vrarë nga forcat serbe: Mbetesh përherë Luani i lirisë

“Luan, linde 53 vjet më parë, por për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, ka shkruar Ramush Haradinaj.
Edhe Dauti ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin.
“Luani sot do t’i mbushte 53 vjet. Ditëlindjet e tij, që prej tri dekadash, i feston çdo gur i këtij vendi të lirë. Nuk la vend për dhimbje, la vend për krenari e motiv.
Urime ditëlindja e Luanit, Kosovë”, ka shkruar Dauti në Facebook.
Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në Gllogjan të Deçanit dhe ra më 6 maj 1997, gjatë një përleshjeje me forcat serbe në Qafën e Mullarit, në zonën e Hasit, në moshën 23-vjeçare.
















