Ekonomia Online
FUNDIT

“Për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, mesazhi i Ramush Haradinajt për vëllanë

“Për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, mesazhi i Ramush Haradinajt për vëllanë

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij, Luan Haradinajn, në 53-vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka ndarë një mesazh kushtuar vëllait të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

“Luan, linde 53 vjet më parë, por për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, ka shkruar Haradinaj.

Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në Gllogjan të Deçanit dhe ra më 6 maj 1997, gjatë një përleshjeje me forcat serbe në Qafën e Mullarit, në zonën e Hasit, në moshën 23-vjeçare.

Të ngjashme