Ekonomia Online
FUNDIT

​Hasani para vendimit për “Thaçi 2”: Ka shumë mundësi që të dënohen ata në Hagë, Specialja ka logjikë politike

​Hasani para vendimit për “Thaçi 2”: Ka shumë mundësi që të dënohen ata në Hagë, Specialja ka logjikë politike

Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se ekzistojnë mundësi të mëdha që Gjykata Speciale në Hagë të marrë vendim dënues ndaj Hashim Thaçit dhe 4 të bashkëakuzuarve në rastin e pengimit të pretenduar të drejtësisë.

Hasani ka ngritur dyshime edhe për prapavijë politike në caktimin e datës së shpalljes së aktgjykimit, duke e cilësuar Gjykatën Speciale si gjykatë politike.

Përveç Thaçit, në këtë rast akuzohen për pengim të drejtësisë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

“Pas atyre që kemi dëgjuar, pas pretendimeve të Prokurorisë, mundësitë janë shumë të mëdha që të gjykohet edhe njëherë Hashim Thaçi, bashkë me Hajredin Kuçin, Bashkimin, Isni Kilajn, Fadilin, që të gjykohen edhe njëherë për ‘pengim të drejtësisë”, tha ai.

Se pse pikërisht është zgjedhur Dita e Pagëzimit të UÇK-së për të marrë këtë vendim, Hasani tha se mund të ketë prapavijë politike, sepse është një gjykatë e tillë dhe ka logjikë politike.

“Unë nuk dua të marr si prapavijë politike, por çdo gjë është e mundshme sepse është një gjykatë politike dhe ka një logjikë politike, po ashtu edhe vendosja e datës për gjykimin kundër dëshmisë së Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Kjo tregon që ajo gjykatë, prokurori, ato vendime është për gjykimin e UÇK-së dhe njerëzve që janë aty”, shtoi Hasani.

Më tej, ai theksoi se institucionet e Kosovës e kanë marrë me hezitim mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjykohen, instirucionet e Kosovës e kanë marrë me hezitim mbrojtjen duke e cilësuar si mbrojtje ose gjykim individual, duke mos llogaritur që atje është gjykuar nga Prokuroria si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Kjo është ajo dhimbja, ajo që neve me gjithë përpjekjet e luftës, dëshmorëve, viktimat, invalidët, veteranët janë pjesë e kësaj ndërmarrje që e ka cilësuar Prokuroria”, përfundoi Hasani. /rtv21

Të ngjashme