Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë, ku mbeti i plagosur një qytetar.
Sveçla: Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë, sekuestrohen armët dhe paratë

Përmes, një postimi Sveçla ka shkruar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në dhe Prokurorinë, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit, ndërsa u janë sekuestruar armët e përdorura dhe një shumë e konsiderueshme parash.
“Falë punës intensive hetimore dhe veprimit efikas të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, AKI-së dhe Prokurorisë, mbrëmë janë identifikuar, ndërsa sot janë arrestuar dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur të kryer dje në mesditë në Gjakovë, gjatë së cilës u plagos një qytetar dhe u rrezikua siguria e të tjerëve. Të njejtëve u janë sekuestruar edhe armët e krimit dhe sasi e konsiderueshme e parave”, ka shkruar ai.

















