Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohen tre shtetas të Serbisë, u kapen mbi 13 gramë marihuanë

Arrestohen tre shtetas të Serbisë, u kapen mbi 13 gramë marihuanë

Tre shtetas të Serbisë, dy meshkuj dhe një femër, janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Gjilan, pasi në automjetin me targa të huaja me të cilin po udhëtonin janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 12.04 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një cigare të mbushur me marihuanë, me peshë 1.36 gramë.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga policia.

-Gjilan / 16.11.2026 – 02:30. Është ndaluar vetura me targa të huaja në të cilën ndodheshin tre të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) shtetas të Serbisë. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 12.04 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe një cigare e mbushur me narkotikë- marihuanë me peshë 1.36 gram. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme