Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një person në Pejë për kanosje ndaj një gruaje në rrjete sociale, policia i gjen armë dhe municion në shtëpi

Arrestohet një person në Pejë për kanosje ndaj një gruaje në rrjete sociale, policia i gjen armë dhe municion në shtëpi

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka kanosur një grua përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 02:30. Pas arrestimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 13 fishekë.

“ Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur viktimën femër kosovare përmes rrjeteve sociale. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të njëjtit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë dhe 13 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme