Ekonomia Online
FUNDIT

Sveçla: Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online përmes e-Kosovës

Sveçla: Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online përmes e-Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga sot, të huajt mund të aplikojnë për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës përmes platformës shtetërore e-Kosova.

Sipas Sveçlës, ky shërbim i ri synon të lehtësojë procedurat administrative, duke mundësuar aplikim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikas për shtetasit e huaj që kërkojnë lejeqëndrim në Kosovë.

Megjithatë, aplikimi online do të jetë i mundur vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sveçla ka bërë të ditur se digjitalizimi i këtij shërbimi është pjesë e reformave për modernizimin e administratës publike dhe rritjen e qasjes në shërbimet shtetërore.

Të ngjashme