Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas debatit të zhvilluar në Komisionin Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti reagon për përplasjen: Çfarë mund të presin familja dhe qytetarët nga ky komision?

“Po mashtron”, “i pakulturuar”, “farë e fëlliqtë” – janë vetëm disa nga shprehjet e përdorura gjatë debatit në Komisionin Hetimor për zbardhjen e rastit të Arlinda Zekajt. Çfarë mund të presin familja dhe qytetarët nga ky komision?”, ka pyetur Ahmeti përmes një statusi në Facebook.
“Qëllimi parësor nuk mund të jenë përfitimet dhe humbjet partiake. Qëllimi parësor dhe i vetëm duhet të jetë zbardhja e rastit. Por, në fakt, Arlinda vetë e ka zbardhur krejt këtë rast”, shtoi.
Reagimi i Ahmetit vjen pas përplasjes verbale ndërmjet deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe anëtarit të Komisionit nga VV-ja, Armend Baloku, gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

















