Ekonomia Online
FUNDIT

EULEX-i dhe Policia e Kosovës “blindojnë” zonën rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit

EULEX-i dhe Policia e Kosovës “blindojnë” zonën rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit

Pjesëtarë të shumtë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës tashmë janë vendosur në afërsi të shtëpisë të Jakup Kransiqit, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi Haga ka aprovuar një vizitë të tij në Kosovë.

Ekonomia Online merr vesh se arsyeja e ardhjes së tij lidhet me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Kjo është vizita e dytë e ish-kreut të UÇK-së në Kosovë që nga transferimi në Hagë.

Më 16 shtator, Krasniqi u dënuar me 25 vjet burgim nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale.

Të ngjashme