Gjykata Themelore në Gjilan ka shprehur shqetësim dhe ka dënuar ashpër sulmin ndaj dorëzuesit të kësaj gjykate Zharko Stojanviq.
Sulmohet dorëzuesi i Gjykatës Themelore në Gjilan, reagon kjo e fundit

Sipas Gjykatës, Stojanoviq është sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare pasditen e 17 nëntorit, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.
Gjykata thekson se sulmet e këtij lloji ndaj zyrtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
“Gjykata Themelore në Gjilan mbështet zyrtarin e saj në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kërkon nga organet kompetente, që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë” thuhet në njoftim.















