Në objektin e Presidencës së Republikës së Kosovës është vendosur portreti i komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në Presidencë vendoset portreti i Adem Jasharit dhe flamuri i UÇK-së, nuk mungon as portreti i Rugovës

Në fotografinë e siguruar nga Ekonomia Online, shihet se në hapësirat e Presidencës nuk mungon as portreti i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Vendosja e këtyre simboleve vjen në ditën kur Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë, lidhur me rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.
Në këtë rast, Thaçi u dënua me 17 muaj burgim.
Pas aktgjykimit ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e cila e ka cilësuar vendimin si shqetësues sa i përket respektimit të të drejtave të palëve në proces.
Ajo ka theksuar se çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, ndërsa ka rikujtuar se kontributi i UÇK-së në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe sakrifica e popullit të Kosovës, janë pjesë e historisë së vendit dhe nuk mund të vihen në pikëpyetje nga procese gjyqësore.












