Ekonomia Online
FUNDIT

Ministria e Jashtme lidh kontratë 50 mijë euro në muaj për lobim në SHBA

Ministria e Jashtme lidh kontratë 50 mijë euro në muaj për lobim në SHBA

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka nënshkruar kontratë lobimi me kompaninë “Ballard Partners”, në mënyrë kjo e fundit t’i ofrojë “konsulencë strategjike dhe shërbime të avokimit (lobimit), në lidhje me veprimtarinë pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”. Kontrata do t’i kushtojë Kosovës 50 mijë euro në muaj, shumë kjo që do të paguhet në baza tremujore(nga 150 mijë).

Marrëveshja mes MPJD-së dhe Ballard Partners, ka hyrë në fuqi më 15 nëntor, dhe do të jetë aktive deri në të njëjtën periudhë të vitit 2027, me mundësi vazhdimi.

“Firma ka për detyrë të konsultohet me Klientin dhe të avokojë në emër të tij për çështjet që Klienti i konsideron të nevojshme dhe të përshtatshme për t’u trajtuar pranë Qeverisë Federale. Firma gjithashtu ofron shërbime të komunikimit strategjik përmes kompanisë së saj Ballard Media Group. Këto shërbime nuk përfshihen në këtë marrëveshje”, thuhet në kontratë.

Republika e Kosovës, sipas kësaj kontrate do t’i mbulojë firmës edhe shpenzimet e regjistrimit, udhëtimit, hotelit, biletat e aeroplanit dhe shërbimet e transportit me veturë. Do të mbulohen gjithashtu edhe shpenzimet për ushqim.

Ballard Partners është kompani amerikane e specializuar në lobim, marrëdhënie me institucionet qeveritare dhe çështje të politikave publike.

E themeluar në vitin 1998 nga Brian Ballard, firma ofron shërbime të përfaqësimit të interesave të klientëve pranë institucioneve shtetërore, përfshirë Kongresin dhe administratën federale amerikane. Selinë e ka në Tallahassee të Floridës, ndërsa zyrën në Ëashington D.C.

Të ngjashme