Ekonomia Online
FUNDIT

“Gjithë populli të qohen në këmbë”, qytetari i mllefosur pas dënimet të Thaçit

“Gjithë populli të qohen në këmbë”, qytetari i mllefosur pas dënimet të Thaçit

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Broja u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen kundër asaj që e konsideron padrejtësi pasi Gjykata Speciale ka dënuar me 17 muaj burgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se shqiptarët nuk kanë bërë krime në tokat e tyre dhe se nuk duhet të dënohen për mbrojtjen e vendit, shtëpive dhe popullit të tyre.

“Po e thërras gjithë popullin të çohen në këmbë, sepse po bëhet padrejtësi e madhe. Nuk kemi bërë na të dënohemi në Hagë. Ku është Karagiqi, ku është Slloba? Sa i dënuan serbët? Dy vetë i kanë dënuar. A na një pas një duke u dënuar, për vendin tonë, për shtëpitë tona dhe për popullin tonë. Mbarë popullin shqiptar edhe këtë tokë shqiptare e kanë dënuar, jo vetëm ata katër, pa bërë krime në trojet e veta, në tokat e veta, shtëpitë e veta”, tha ai para gazetarëve.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në rastin për pengim të drejtësisë, është dënuar me 17 muaj burgim.

Dënimi është shpallur nga gjyqtari Kristofer Gosnell, të martën në seancën e mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të ngjashme