Avokati Ardian Bajraktari ka bërë të ditur se ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes të cilit është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e paditësve, duke u shpallur e paligjshme dhe shfuqizuar tërësisht Rregullorja e Brendshme Nr. 01/2026 e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Gjykata Supreme shfuqizon tërësisht Rregulloren e KQZ-së, avokati Ardian Bajraktari: Asnjë institucion nuk është mbi ligjin

Rregullorja në fjalë kishte për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 07/2024.
Sipas Bajraktarit, Gjykata Supreme, ndër të tjera, ka konstatuar se përmes kësaj rregulloreje janë cenuar parimet e barazisë, objektivitetit dhe sigurisë juridike.
Duke komentuar vendimin, Bajraktari ka theksuar se ky është një dëshmi tjetër se asnjë institucion publik nuk qëndron mbi ligjin dhe se çdo akt institucional duhet të jetë në përputhje me rendin juridik.
"Ky vendim dëshmon edhe një herë se asnjë institucion publik nuk është mbi ligjin dhe se aktet duhet të jenë në përputhje me rendin juridik", ka deklaruar Bajraktari.
















