Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të mos e miratojë rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.
Bytyqi kërkon kthimin mbrapsht të rekomandimit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur

Në reagimin e saj, Bytyqi, në cilësinë e Nënkryetares së Parë të këtij Komisioni, ka kundërshtuar rekomandimin, duke thënë se Vetëvendosje, përmes votave të saj në Komision, ka kërkuar shkarkimin e anëtarëve të një institucioni të pavarur pa dhënë arsyetim dhe pa respektuar procedurat parlamentare.
Ajo e ka cilësuar këtë veprim si tentativë për kapje politike të institucioneve të pavarura dhe të administratës shtetërore.
“Institucionet e shtetit nuk janë pronë e Vetëvendosjes. Kapja e shtetit duhet të ndalet!”, ka deklaruar Bytyqi.
















