Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka dalë në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas dënimit të tij në rastin për pengim të drejtësisë.
Lushtaku reagon pas dënimit të dytë të Thaçit: Kokën lart, çlirimtar!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku ka shpërndarë një mesazh në të cilin procesin gjyqësor ndaj Thaçit e cilëson si politik dhe jo si një proces të drejtësisë.
“Hashim Thaçi: Kjo është politike, jo drejtësi”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Lushtaku.
Reagimin e tij, kryetari i Skenderajt e ka përmbyllur me fjalët:
“Kokën lart, çlirimtar!”, në shenjë mbështetjeje për ish-presidentin















