Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e sotëm në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, në rastin për pengim të drejtësisë, raporton Ekonomia Online.
Gola për dënimin e Thaçit: Shprehim keqardhje

Ai ka bërë të ditur se tashmë ekziston një grup punues, i udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ndërsa ka shprehur shpresën që ky vendim të trajtohet në kuadër të punës së këtij grupi.
“Po, jemi informuar për vendimin që është marrë. Normalisht që shprehim keqardhje për të gjitha proceset që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara. Tashmë e dini që kemi një grup punues, në krye të të cilit është Glauk Konjufca”, tha Gola.

















