Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës

Përmes një postimi në Instagram, Veseli ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me vendimin, duke e cilësuar atë si instrumentalizim të drejtësisë dhe përdorim të saj për diskreditimin e një figure historike dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson”, ka shkruar Veseli.
Ai ka kërkuar gjithashtu reagim nga institucionet shtetërore, duke theksuar se ato duhet të ndërmarrin veprime lidhur me zhvillimet në Hagë.
“Është urgjente që shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë dhe kjo përdhosje që po i bëhet të vërtetës dhe të drejtës nga ajo gjykatë, të dënohet”, ka deklaruar Veseli.


















