Ekonomia Online
FUNDIT

Shiroka Pula pas aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Vendimi ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Shiroka Pula pas aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Vendimi ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Përmes një reagimi, Shiroka Pula ka theksuar se çdo institucion i Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, duhet të veprojë në pajtim me juridiksionin kushtetues dhe të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Ajo ka vlerësuar se aktgjykimi i sotëm ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të palëve në proces.

“Çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke garantuar të drejtat e të akuzuarve dhe respektimin e procedurave ligjore. Aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të palëve”, thuhet në reagimin e presidentes.

Shiroka Pula ka theksuar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe presim që në këtë frymë do të veprojnë edhe Dhomat e Specializuara dhe çdo proces gjyqësor dhe të drejtat për ankimin të bëhen në frymën e standardeve ndërkombëtare të gjykimit të drejtë”, ka deklaruar ajo.

Në reagimin e saj, presidentja ka folur edhe për kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, duke theksuar se sakrifica e popullit të Kosovës është pjesë e historisë së vendit.

“Njëkohësisht, Presidentja thekson se kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe sakrifica e popullit të Kosovës, janë pjesë e historisë sonë dhe nuk mund të vihen në pikëpyetje nga procese gjyqësore”, thuhet në reagim.

Të ngjashme