Vëllai i Jakup Krasniqit, Dauti ka thënë se policia nuk e ka lejuar ta takojë vëllain i cili ka ardhur nga Haga për vizitë në Kosovë, teksa është ankuar se institucionet nuk po bëjnë asgjë për vëllain që është dënuar nga Gjykata Speciale me 25 vite burgim për krime lufte, raporton Ekonomia Online.
“Çka po bëjnë për të?” Vëllai i Jakup Krasniqit ankohet se shteti s’po bën asgjë për të, policia ia ndaloi ta takonte

“Vajza e tij me tha mu na ndalin vizitën, jo i thashë unë nuk po dua me prish. Vallahi ligsht është, do analiza i kanë dalë keq. Po thonë që Jakupi është nis prej Hage, vallahi asgjë nuk di kur po me thotë djali dil në ballkon, kur dola e kishin blloku këtu. Çka po bëjmë ne për të a po më kallëzon a është kush duke bërë najsen për të. Të bëfshim ne diçka unë nuk e di”, tha Krasniqi para gazetarëve.
Ndryshe, Jakup Krasniqi ka arritur në shtëpinë e tij në Prishtinë. Arsyeja e vizitës së Krasniqit në Kosovë është gjendja shëndetësore e bashkëshortes së tij.
Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar tek shtëpia e Krasniqit dhe ka parë nga afër mbërritjen e tij në shtëpi.
Aty Krasniqi është pritur me përqafime nga familjarët e tij. Krasniqi do të qëndroj në shtëpi deri në ora 17:00.

















