Ekonomia Online
FUNDIT

Zemaj kritikon Qeverinë për punësimin e mjekëve: 534 mjekë dhe 91 specialistë figurojnë të papunë në Kosovë

Zemaj kritikon Qeverinë për punësimin e mjekëve: 534 mjekë dhe 91 specialistë figurojnë të papunë në Kosovë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar sërish lidhur me çështjen e punësimit të mjekëve në sektorin publik shëndetësor, duke kritikuar Qeverinë për, siç tha ai, paraqitjen e licencimit të mjekëve si rezultat të punësimit të tyre.

Përmes një reagimi, Zemaj ka theksuar se licencimi dhe punësimi janë dy procese të ndryshme, duke kundërshtuar atë që e cilësoi si përpjekje të Qeverisë për të paraqitur një proces administrativ si sukses në punësim.

Ai ka bërë të ditur se, sipas të dhënave që ka prezantuar, në Kosovë figurojnë 534 mjekë të papunë, prej të cilëve 91 janë mjekë specialistë.

Zemaj ka ngritur gjithashtu pikëpyetje rreth pretendimeve për punësimin e 171 mjekëve të kthyer nga jashtë vendit gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se Qeveria nuk po arrin të dëshmojë as një numër dyshifror të mjekëve të punësuar me kontrata të rregullta në institucionet publike shëndetësore.

“Praktikantë të përhershëm në premtime, por premtimet nuk janë rezultate”, ka shkruar Zemaj në reagimin e tij.

Të ngjashme