Ekonomia Online
FUNDIT

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me veshje gjatë performancës në Los Angeles

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me veshje gjatë performancës në Los Angeles

Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë performancës në një festë të organizuar për finalen e Kupës së Botës në Los Angeles. Këngëtarja shqiptaro-amerikane u ngjit në skenë me një veshje të guximshme, të përbërë nga një kostum trupi me stemën e kombëtares franceze, geta rrjetë dhe pantallona të shkurtra, duke dhuruar një […]

Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë performancës në një festë të organizuar për finalen e Kupës së Botës në Los Angeles.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane u ngjit në skenë me një veshje të guximshme, të përbërë nga një kostum trupi me stemën e kombëtares franceze, geta rrjetë dhe pantallona të shkurtra, duke dhuruar një performancë plot energji.

Artistja 36-vjeçare nuk hezitoi të shfaqte stilin e saj karakteristik, ndërsa interpretoi hitet e saj para të pranishmëve, shkruan DailyMail.

Pamja e saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, vetëm pak javë pasi ishte bërë objekt kritikash për paraqitjen në tapetin e kuq të American Music Awards.

Pas komenteve fyese për peshën e saj, Bebe zgjodhi t’u përgjigjej kritikëve me humor. Kur një përdorues publikoi fotografi të saj duke krahasuar pamjen e dikurshme me atë aktuale, këngëtarja shkroi: “Mendimi im është… albumi im i ri ‘Dirty Blonde’ del më 12 qershor. Mund ta porosisni që tani”.

Fansat e mbështetën menjëherë artisten, duke kujtuar se ajo ka folur publikisht për betejën me Sindromën e Vezoreve Policistike (PCOS), një gjendje shëndetësore që mund të ndikojë edhe në shtimin e peshës.

Bebe Rexha ka qenë vazhdimisht e hapur për sfidat që ka kaluar, duke bërë thirrje që njerëzit të ndalojnë së gjykuari trupin e të tjerëve. /Telegrafi/

Të ngjashme