Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, shkruan se Kosova ka marrë nga Serbia, gjysmë milion kilogrami mish gjedhi për gjashtë muaj. Reagimi i saj i plotë: Prej interesimit që keni për informata të prodhimit vendor, mish gjedhi nga Serbia kemi marr afër gjysëm milionë kilogram për vetëm 6 muaj. Pra, gjysëm milionë kilogram, për […]
Ymeri: Për 6 muaj nga Serbia morëm afër gjysmë milioni kg mish gjedhi, ministri Sveçla po bën namin në mbrojtje të vendit nga serbët

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, shkruan se Kosova ka marrë nga Serbia, gjysmë milion kilogrami mish gjedhi për gjashtë muaj.
Reagimi i saj i plotë:
Prej interesimit që keni për informata të prodhimit vendor, mish gjedhi nga Serbia kemi marr afër gjysëm milionë kilogram për vetëm 6 muaj.
Pra, gjysëm milionë kilogram, për gjysëm viti.
Çfarë?! Mish gjedhi, i freskët.
Megjithatë me këtë sasi mishi nga armiku, ministri Sveçla po bën namin në mbrojtje të vendit nga serbët.











