U përfol se ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka kërcënuar e fyer dy inspektorë shëndetësor, por tashmë nga ministria ka një komunikm zyrtar lidhur me rastin.
Sipas Msh-së ministri Zemaj sot nuk ka pasur asnjë takim me inspektorë shëndetësor dhe as nuk ka kërcënuar e fyer dikë.
“Ndërlidhur me pretendimet e dy inspektorëve shëndetësore për gjoja kërcënimin dhe fyerjen e tyre nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë shpjegon se Ministri Armend Zemaj as nuk ka pasur në agjendën e tij të punës sot takim me inspektorë shëndetësor dhe as nuk ka kërcënuar e fyer ndonjë inspektor shëndetësor” thuhet ndër tjera në reagim.
Poashtu siç thuhet në komunikatën lëshuar për media ata kanë kërkuar pagesë të 300 eurove.
“E vërteta është se në orët e mëngjesit të ditës së sotme, derisa Ministri Zemaj po kryente punët e tij të rregullta dhe kishte palë të tjera të caktuara për takime, dy inspektorë shëndetësor (N.K. dhe B.V), duke keqpërdorur kartën e identifikimit të Inspektoratit Shëndetësor, pa paralajmërim të Kabinetit nga Kryeinspektorja të cilës i përgjigjen, kanë ardhur te Kabineti i Ministrit duke e penguar në punë drejtpërdrejt Ministrin, me kërkesa për pagesë të 300 eurove, të cilat ata i kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë” shpjegohet në komunikatë.