Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, dje shkroi në Twitter se Ministri Tahiri ka nënshkruar lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin e njohur si ‘Rasti i Kukësit’.
Pas kësaj ka reaguar Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri i cili ka thënë se ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit, apo pezullimi i dënimit për asnjë person.
Por sot amabasadori amerikan në Kosovë, ka reaguar përmes profilit të tij zyrtar në Twitter, ku ka shkruar se sqarohet rreth shkrimit të djeshëm.
“Versioni origjinal i këtij shkrimi thotë se Ministria e Drejtësisë nënshkroi lirimin. Ligji i ndryshuar mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale lë këtë vendim të duart e gjyqtarëve individualë. E vlerësoj mundësinë për të korrigjuar shkrimin e mëhershëm” shkroi ambasadori.
Ai ka përmirësuar edhe shkrimin e tij origjinal të djeshëm në Twitter.
“Sqarim: Gjykata e Apelit ka urdhëruar Ministrinë e Drejtësisë për të liruar një kriminel luftë të dënuar me 15 vjet burgim në Rastin e Kukësit, ai ka mbajtur më pak se 12 muaj burgim në 3 vjetët e kaluar. Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur mirë të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara duhet të ndalen”.