Ekonomia Online
FUNDIT

Sqarohet ambasadori amerikan rreth polemikave me Abelard Tahirin

Sqarohet ambasadori amerikan rreth polemikave me Abelard Tahirin

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, dje shkroi në Twitter se Ministri Tahiri ka nënshkruar lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin e njohur si ‘Rasti i Kukësit’. Pas kësaj ka reaguar Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri i cili ka thënë se ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore […]

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, dje shkroi në Twitter se Ministri Tahiri ka nënshkruar lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin e njohur si ‘Rasti i Kukësit’.

Pas kësaj ka reaguar Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri i cili ka thënë se ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit, apo pezullimi i dënimit për asnjë person.

Por sot amabasadori amerikan në Kosovë, ka reaguar përmes profilit të tij zyrtar në Twitter, ku ka shkruar se sqarohet rreth shkrimit të djeshëm.

“Versioni origjinal i këtij shkrimi thotë se Ministria e Drejtësisë nënshkroi lirimin. Ligji i ndryshuar mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale lë këtë vendim të duart e gjyqtarëve individualë. E vlerësoj mundësinë për të korrigjuar shkrimin e mëhershëm” shkroi ambasadori.

Ai ka përmirësuar edhe shkrimin e tij origjinal të djeshëm në Twitter.

“Sqarim: Gjykata e Apelit ka urdhëruar Ministrinë e Drejtësisë për të liruar një kriminel luftë të dënuar me 15 vjet burgim në Rastin e Kukësit, ai ka mbajtur më pak se 12 muaj burgim në 3 vjetët e kaluar.  Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur mirë të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara duhet të ndalen”.

Të ngjashme