Qeveria e Kosovës ka sqaruar emërimet e zëvendësministrave, me ç’rast ka bërë të ditur se bëhet fjalë për riemërime, konkretisht për dy zëvendësime nga partneri i koalicionit Nisma për Kosovën.
Përmes një komunikate për media, qeveria ka bërë të ditura vendimet për lirim dhe emërim të zëvendësministrave.
“Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, është liruar nga detyra e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa në këtë pozitë është emëruar zëvendësministër z. Çerkin Dukolli, i cili në të njëjtën kohë është liruar nga detyra si zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në të cilën Ministri në vend të tij është emëruar zëvendësministër z. Besnik Berisha”.
Për më tepër, të bashkëngjitur i gjeni vendimet për secilin lirim nga detyra dhe emërim në këto detyra.