Sri Lanka do të ndalojë veshjen e burkës, dhe do të mbyll më shumë se një mijë shkolla islamike, thanë autoritetet të shtunën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ministri i sigurisë publike, Sarath Weerasekara tha se ai kishte nënshkruar një urdhër kabineti i cili tani ka nevojë për miratimin e parlamentit.
“Në ditët tona të hershme gratë dhe vajzat myslimane kurrë nuk vishnin burka”, tha ai.
“Është një shenjë e ekstremizmit fetar që erdhi kohët e fundit. Ne patjetër do ta ndalojmë atë”, shtoi ai.
Veshja e burkës në vendin me shumicë budiste u ndalua përkohësisht në vitin 2019 pas bombardimit të kishave dhe hoteleve nga militantët islamikë që u vranë më shumë se 250 persona.