“Srpska ta ketë vetëm hallin nëse do të regjistrohet nga KQZ me nënkryetar një terrorist”

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë për Radio Kosovën ka folur edhe për Listën Serbe e cila për nënkryetar ka kryeterroristin Milan Radoiçiq.

Konjufca ka thënë se “Srpska” duhet ta ketë vetëm një hall, atë se a do të mund të regjistrohen në KQZ meqë për nënkryetar kanë një person që i takon një grupi terrorist.

“Lista Serbe duhet ta ketë vetëm një hall, se a do të regjistrohen prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo jo, sepse nënkryetari i partisë i takon një grupi terrorist”, deklaroi ai.

Kryeparlamentari i Kosovës ka thënë se serbët duhet të formojnë një parti e cila nuk ka lidhje me terroristët, shkruan RTK.

Këto deklarata të kreut të Kuvendit vijnë pas deklarimeve të presidentit Aleksander Vucic dhe krerëve të Listës Serbe se do të marrin pjesë në zgjedhjet që pritet të organizojë Kosova në katër komunat veriore./Express/

Të ngjashme