Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” që dikur krenoheshim me të, sot është totalisht jashtë funksionit.
Nga fotografitë e publikuara në mediat lokale në Mitrovicë shihet se si është katandisur ky vend.
Në stadiumin “Adem Jashari” janë investuar rreth 1 milion euro në vitin 2014, në kohën kur në këtë stadium u zhvillua miqësorja historike për Kombëtaren e Kosovës, ajo ndaj Haitit.
Pavarësisht premtimeve për rregullimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari”, deri më tani shihet se nuk kanë lëvizur fare gjërat në këtë aspekt.
Nga Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar ishte thënë se ky stadium do të jetë gati në qershorin e vitit 2023.