Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se stadiumi i qytetit të Prishtinës do të mbajë emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, i cili u nda sot nga jeta.
Nëpërmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Fadil Vokrrit, i cili vdiq derisa mbante detyrën e kryetarit të Federatës së Futbolli të Kosovës (FFK).
“Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë:, ka shkruar kreu i Prishtinës.
“Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri!”
Vendimi pritet të merre në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.