Stafi në një çerdhe në Londër nuk do të veshë maska, pasi fëmijëve të vegjël iu duken të frikshme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anne Sheldon, e cila drejton shkollën parashkollore në Londër konkretisht në Wandersworth, i testoi maskat me fëmijët e vegjël të punëtorëve dhe foshnjat, ndërsa përgatiteshin të rihapnin klasat nga 1 qershori.
Ajo i tha Metro.co.uk se fëmijët ishin ‘vërtet të frikësuar’, gjatë këtij procesi testimi.
“Kur punojmë me fëmijët e vegjël, shprehjet tona të fytyrës janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Sheldon.
“Është shumë e rëndësishme që fëmijët të shohin se si lëviz goja për shkak të komunikimit, sepse mësojnë të flasin duke kopjuar”, u shpreh ajo.
“Ne kemi menduar t’i vendosim maskat derisa e kuptuam që fëmijët i shohin të frikshme”, tha ndër tjerash Sheldon.