Ai është një ndër këngëtaret më të suksesshëm shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për Albert Stanajn, i cili më mirë njihet vetëm si Stanaj, që vepron dhe jetën në SHBA.
Ky i fundit ka pasur raste të takohet me shumë yje botërore të muzikës, madje, ka kënduar vetëm për qejfin e tyre.
Së fundi, këngëtari ka pasur rastin ta takojë këngëtaren amerikano-latine, Jennifer Lopez, të cilën duket se e ka edhe mikeshë të mirë.
Kështu së paku ka bërë të ditur artisti përmes llogarisë personale në Instagram teksa shihet në krah të së dashurës së Alex Rodriguezit.
“Është gjithmonë kënaqësi e zhurmshme me JLO për Krishtlindje”, shkroi duke shtuar se “Mbrëmja e kaluar ishte film”.
Ndryshe, Stanaj kujtojmë se gjatë verës ka performuar në Kosovë, në kuadër të “Sunny Hill Festival”.
https://www.instagram.com/p/BrvtAnbnFFh/