Ministria e Integrimit Evropian përmes një komunikate për media bëri të ditur për takimin në Prishtinë të përfaqësuesve të Kosovës me ata të Komisionit Evropian, në të cilin u diskutuan zhvillimet në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkatarisë dhe sigurisë së ushqimit. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (SAA), e cili hyri në fuqi në prill 2016.
Në diskutim, sipas kumtesës, u mbulua një gamë e gjerë temash, siç janë rritja e kontrolleve të importit të ushqimit dhe kafshëve, forcimi i sigurisë së ushqimit brenda Kosovës; sistematizimi i futjes së të dhënave në bazën e të dhënave për identifikimin, regjistrimin dhe lëvizjen e kafshëve, shfrytëzimi i tokës dhe konsolidimi i tokës, statistikat e importit dhe eksportit bujqësor dhe performanca e institucioneve përgjegjëse për bujqësi dhe sigurinë e ushqimit.
Standardet e BE-së duhet të zbatohen në të gjitha nivelet: kontrollin e importeve dhe eksporteve, regjistrimin e kafshëve, cilat praktika lejohen në kultivimin e ushqimit, mënyra e përpunimit dhe pastaj etiketimi dhe shitja e ushqimit. Disa organe të kontrollit janë të përfshira në garantimin e këtyre standardeve: zyrtarët shëndetësorë, inspektorët, veterinerët, laboratorët. Këto janë themeluar pjesërisht në Kosovë dhe janë në proces të zbatimit të standardeve të BE-së.
Bujqësia dhe siguria e ushqimit kanë përfituar nga asistenca substanciale deri tani, sidomos me kontributin e BE-së në skemën e granteve rurale.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është korniza për BE-në dhe administratën e Kosovës për diskutime të rregullta mbi çështjet teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën evropiane.