Statovci: BE-ja vlerësoi aktivitetin e Qeverisë për të përmbushur të gjitha kriteret, ecim përpara drejt sukseseve tjera

Prishtinë | 18 Pri 2023 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se institucionet e Bashkimit Evropian e kanë vlerësuar aktivitetin e Qeverisë për të përmbushur të gjitha kriteret, përfshi përforcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Statovci ka thënë se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa e ka quajtur motiv për të ecur përpara drejt sukseseve tjera.

“Institucionet e BE-së kanë vlerësuar pozitivisht aktivitetin serioz të Qeverisë së Kosovës për të përmbushur të gjitha kriteret, përfshi përforcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kosova vazhdon misionin e saj integrues në strukturat veri-atlantike-perëndimore. Ky është një motivacion që të mos ndalemi, por të ecim përpara drejt sukseseve tjera integruese të shtetit tonë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme