Statovci e VV-së për mocionin e mosbesimit: Zgjedhjet e reja, nuk i konvenojnë askujt

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 23:57 | Nga Ekonomia Online

Organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovës, nuk i konvenojnë askujt.

Ka vlerësuar deputetja e Listes Guxo, Jeta Statovci e cila theksoi se opozita nuk i ka numrat e mjaftueshëm për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti, transmeton Gazeta10.

Ajo në Prime Time deklaroi se edhe koalicioni qeverisës Vetëvendosje – Partia Guxo, janë shumë stabil dhe se as brenda grupit parlamentar, nuk flitet për rrethana të tilla.

Nuk duket të ketë indikacione të tilla, për zgjedhje. Fokusi është tek zhvillimet aktuale, që përcjellin një rrjedh logjike të ngjarjeve të cilat janë. S’është momentumi për këdo që ta shfrytëzonte një rrethanë të tillë, për të krijuar ndonjë destabiltet politik. Sepse kjo nuk e ndihmon as stabilitetin e shtetit. I gjithë angazhimi është që të sigurohet dhe avancohet sa më tutje interesi i vendit. Nuk po flitet as për rrethana të tilla.Edhe në kuadër të koalicionit jemi shumë stabil. Fokusi është te çështjet me rëndësi.”, tha Statovci.

Ajo ka shtuar se Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes është i konsoliduar edhe pas përjashtimit dhe largimit të dy deputetëve nga kjo parti.

“Nëse ka pasur pakënaqësi, ka pasur largime nga grupi. Jemi shumë unik. Mocioni i mosbesimit, s’ka sens të numrave. Do të ishte interesant të dimë se ku do t’i gjejmë këta numra. Ose nëse do t;i bënin këta numra me Listën Serbe.”, shtoi tutje Statovci.

Të ngjashme