Statovci: KEK-u për 10 vjet pati mbi 10 mijë aktivitete të prokurimit, s’pati për 10 vite asnjë auditim

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 13:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se gjatë viteve 2007-2017 KEK-u ka pasur mbi 10 mijë aktivitete të prokurimit publik me vlerë mbi 1.3 miliard euro.

Ajo tha se janë dhënë 955 tenderë, vetëm dhjete prej këtyre kompanive kanë fituar rreth 380 milionë euro gjatë dhjetë viteve të fundit, raporton Ekonomia Online.

“Befasia me e madhe, qe shpenzuesi me i madhe në Kosove i prokurimit publik, nuk është audituar kurrë nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Kompani të penalizuara deri 61 herë brenda vitit, vazhdon prapë me kontraktim për mos respektim te kushteve te kontratës. Në mesin e këtyre kontratave, kishte dhe për import, kontratave te vlerave mbi 50 milionë euro. Tregohet po ashtu se edhe kur KEK ka prodhuar mjaftueshëm energji për kërkesat e konsumit vendor, është detyruar të ndalë gjeneratorët e vetë për të përmbushur kontratat e importit të energjisë elektrike”.

Statovci ka përmendur edhe raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit.

“Ky institucion kishte lidhur gjithsej 1060 kontrata me vlere te përgjithshme prej, 181.5 milionë euro. Atë kohë opozita e sotme i kishte mbyllur sy e vesh. Vlera e kontratave të lidhura me procedurë të negociuar, gjatë këtyre tri viteve, qè përfaqëson 18 për të klerës totale të kontratave të lidhura nga KEK – u. As këtu nuk kishte hetim nga ana e Prokurorise, ndonese u zbuluan nga ZKA-ja”, tha Statovci.

“KEK përgjatë dy viteve të fundit është dëshmia më e mirë për të demantuar të gjithë ata që pretendojnë se një ndërmarrje publike e menaxhuar nga stafi vendot, nuk mund të jetë e suksesshme dhe të operojë me profit”, tha tutje ajo.

Të ngjashme