Statovci kërkon nga deputetët që ta votojnë kërkesën e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për energjinë

Prishtinë | 08 Nën 2022 | 11:05 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, në emër të GP të VV-së, ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë kërkesën e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për energjinë, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se vendimi ka qenë mëse i nevojshëm, e sidomos pas agresionit të paprovokueshëm rus në Ukrainë, dhe situates se re te krijuar per sektorin energjetik.

“Për të arritur stabilitet energjetik, sidomos pas paralajmërive për një dimër të vështirë energjetik, Qeveria e Kosovës synon zgjatjen e këtyre masave edhe për 30 ditë, duke pasur parasysh çmimin e lartë të energjisë elektrike në tregun evropian nga ku dhe importohet energjia dhe pasigurine e stabilimenteve prodhuese ne vend”, tha ajo.

Deputetja e Guxo-s, përmendi edhe rezultatet e arritura falë masave emergjente. Ajo tha se në total nga Qeveria janë ndarë 19 milionë euro, e që janë në të mirë të qytetarëve.

“Miratimi i vendimit për zgjatjen e masave emergjente, jep mundesine, t’e mbrojë konsumatorët me një rend prioritar, duke pasur parasysh dhe ne fokus, pikerisht ata qe jane me ne nevojve. Së fundmi janë ndarë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, dhe mbeshtetjes per konsumatoret fundore ne uljen e shpenzimeve per energjisë elektrike”, tha tutje ajo.

“Eshtë hapur thirrja për subvencionimin te eficiences se energjisë për qytetarët, ku interesimi i qytetarëve për të përfituar ishte i jashtëzakonshëm me mijëra aplikant, me ç’rast shifra e arritur nga aplikimet është mbi shumen e parapare. Parashihet që nga 6 milionë euro masa nxitëse, të kursehen 18 milionë nga importi i energjisë elektrike. Ne tërësi masat e deritanishme ka ndikuar dhe ne shpenzueshmerine racionale, ku statistikash kemi renje te konsumit te energjisë elektrike prej rreth 7”, tha ajo.

Ajo tha se duke marrë për bazë vështirësitë e një dimri që po vjen, dhe përkeqësimin me energji elektrike, zgjatja e masave janl të domosdoshme. Me këto masa, Qeveria e Kosovës synon tutje të vazhdoj me nje qasje proactive ne menagjimin e krizës energjetike, zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike në sektorin e banimit duke pilotuar subvencione dhe stimulime të tjerë të efiçiencës së energjisë që do të racionalizoj konsumin e energjisë elektrike dhe të promovojnë përdorimin e pajisjeve të ngrohjes me efiçiencë energjike”, tha në fund Statovci.

Të ngjashme