Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë reaguar ndaj akuzave të bëra më herët nga sekretari i përgjithshëm Arben Ristani ndaj Lulzim Bashës, për shkelje të statutit të partisë me dhënien e drejtimit dy nënkryetarëve.
Përmes një deklarate për shtyp, Paloka dhe Spaho kanë hedhur poshtë pretendimet për shkelje dhe kanë nënvizuar se statusi e përcakton qartë kur drejtimi i delegohet nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm.
“Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej nënkryetarëve zëvendëson kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, sekretari i përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar”, thuhet në deklaratën e përbashkët Paloka-Spaho, shkruan TCH,