Stavileci: Fusha e teknologjisë, transformatori kryesor i ekonomisë

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 15:50 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Kolegjit “Iliria” me temën “Perspektiva e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës”.

Stavileci ka folur për fushën e teknologjisë informatiove, inovacionin, sektorin e energjisë, e çështje tjera si shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai ka thënë se fusha e teknologjisë informative është transformatori kryesor i ekonomisë së vendit.

“Fusha e teknologjisë nuk është vetëm sektor i ekonomisë, por është një transformues kryesor i ekonomisë, është transformues i sistemeve tona politike, ekonomike, shoqërore, politike dhe ndryshon jetën tonë në përgjithësi…”, ka thënë Stavileci.

“Gjithçka po orientohet nga ekonomia digjitale, ekonomia e dijes dhe gjithçka funksionon nëpërmjet internetit dhe s’ka fushë e ekonomisë që nuk është e lidhur me këtë fushë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se studentët e diplomuar në vend dhe të përgatitur për tregun në të ardhmen mund të punësohen ndërmarrje të mëdha ose të vetëpunësohen me realizimin e projekteve të ndryshme.

Gjatë prezantimit të tij ministri Stavileci foli për sektorin e energjisë duke theksuar humbjen që ka pasur Kosova në sektorin privat me rreth 300 milionë euro në këtë sektor.

Stavileci iu drejtua studentëve duke iu thënë që nuk duhet të humbin shpresat në vendin tonë, pavarësisht zhvillimeve në vend.

“Problemet gjithë kanë me ekzistua andaj nuk guxojmë të humbim shpresën në vendin tonë”, tha Stavileci.

 

Të ngjashme