Stavileci: Ligji për Efiçiencën e Energjisë i hap rrugë zhvillimit ekonomik

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 14:09 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka raportuar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për zhvillimet në fushë veprimtarinë e ministrisë, në realizimin e prioriteteve në aspektin buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Ministri Stavileci ka treguar që Ligji për Energjinë, Rregullatorin dhe Gazin Natyror janë detyrimet të cilat duhet plotësuar në kuadër të BE-së.

“Sa i përket Ligjit për Efiçiencën e Energjisë, ky ligj është draftuar dhe si projekt do t’i hap rrugët zhvillimit ekonomik, vendeve të reja të punës. Dje, në qeveri kemi kaluar Ligjin për Buxhetin e vitit 2017.

Ky ligj drejtpërsëdrejti ka të bëjë edhe me fondin për energjinë, i cili i ndihmon projekteve pasuese të MZhE-së në kuadrin e energjisë”, ka thënë Stavileci.

Në kuadër të këtij komisioni ishin edhe pyetjet e deputetëve që kryesisht silleshin rreth kontratave të punëtorëve të KEDS-it, Interkoneksionin me Shqipërinë, për ndërmarrjet publike gjithashtu edhe për fatin e fshatit Hade.

Glauk Konjufca, nënkryetar i këtij komisioni pyeti ministrin për problemin e kompanisë “AXSOS” dhe se çfarë po ndodhë me kontratat e përhershme të 332 punëtorëve të KEDS, të cilët u larguan nga puna pasi kjo kompani nuk i konsideron valide më këto kontrata.

Për t’u përgjigjur pyetjeve të deputetit Konjufca por edhe deputetëve të tjerë të cilët thuajse ishin të ngjashme për fatin e punëtorëve të KEDS-it por edhe për çështjen e “AXSOS”-it, e morri mundin ish-ministri Besim Beqaj, njëherësh edhe anëtarë i këtij komisioni.

Beqaj tha se marrëveshja me KEDS-in është marrëveshje publike edhe me sindikatën e punëtorëve të KEDS-it. Sipas tij, kontratat e përhershme i nënshtrohen ligjit të punës.

“Kontratat të cilat kanë qenë sezonale janë shndërruar në kontrata tri vjeçare. Nga kjo KEDS ka marrë obligim mos me i largu prej punës të gjithë punëtorët me kontrata afatgjata. Por duhet të kemi parasysh që të gjitha kontratat afatgjate i nënshtrohen ligjit të punës. Sepse nëse njëra palë nuk e respekton kontratën ajo atëherë ajo kontratë përballet më ligjin e punës”, është përgjigjur Beqaj.

Ndërsa, për çështjen e fshatit Hade, ministri Stavileci ka deklaruar që MZhE-ja ka hyrë si bashkëpunuese me institucionet e tjera në këtë në këtë projekt për t’i ndihmuar.

“Unë i kam takuar të gjitha familjet e kësaj ane. Ne kemi përkrahjen e Bankës Botërore për të bërë planin strategjik, i cili ndanë mihjen e re, Termocentralin dhe pjesën e tretë, e cila ka të bëjë me zhvendosjen”, ka deklaruar Stavileci.

komisioni-zhvillim-1 komisioni-zhvillim-2

Të ngjashme