Një delegacion i lartë i Qeverisë së Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa, pjesë e të cilit është edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci mori pjesë në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë, Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u mbajt në Londër.
Qëllimi i Forumit ishte prezantimi i mundësive për investime që ofron Kosova për investitorët britanikë dhe vendeve tjera. Kjo ngjarje në fokus ka sektorët kryesorë të ekonomisë kosovare si: infrastruktura, energjia, shërbimet financiare dhe TIK-un, si një mundësi e mirë për pjesëmarrësit që të diskutojnë me zyrtarë të lartë të Qeverisë për fushat respektive.
Në këtë Forum, përveç ministrave të resorëve të ekonomisë të Kosovës, morën pjesë edhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Cherie Blair Zëvendës Kryesuese e Këshillit Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave të Biznesit, Developing Markets Associates (DMA), kompani vendore dhe të huaja që operojnë në Kosovë dhe përfaqësues të biznesit. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në prezantimin e tij para të pranishmëve është ndalur te fushat strategjike për zhvillimin e vendit si; Energjia, Minierat dhe Teknologjia Informative.
Stavileci tha me këtë rast se Qeveria e konsideron TIK si një sektor të rëndësisë së veçantë për zhvillim të qëndrueshëm, duke pasur parasysh se 34% e popullatës është nën moshën 18 vjeçare. Ai tha se zhvillimi i TIK është prioritet kyç i të gjitha dokumenteve strategjike të Kosovës, ndërsa përmendi projektet që po realizohen për zgjerimin e infrastrukturës digjitale.
Duke folur për mundësitë për investime në sektorin e energjisë, Stavileci u fokusua te projektet për zgjerimin e ngrohjes në Kosovë, me zbatimin e sistemeve të ngrohjeve qendrore në komunat me potencial të ngrohjes dhe instalimi i infrastrukturës së re për furnizimin me ujë të ngrohtë të amvisërive në Prishtinë nga Termokos, me çka do të ulej konsumi i energjisë, emetimet e CO2, rritet efiçienca e energjisë. Kreu i MZHE-së, shfrytëzoi këtë forum për të prezantuar edhe mundësitë për investime në sektorin minerar, duke përmendur këtu zonat minerare me interes të veçantë dhe miratimin e Ligjit për Trepçën, i cili i hapë mundësitë për investime në këtë kompani.
Stavileci tha se është e nevosjme të realizohen hulumtimet gjeologjike në të gjitha zonat e interesit, si parakusht i sigurimit të një pasqyre reale të resurseve metalore dhe energjetike, krijimi i një baze të të dhënave, promovimi i investimeve në sektor dhe tërheqja e investimeve