“Stay With Me” i bashkon Harris, Timberlake, Halsey dhe Williams

Prishtinë | 18 Kor 2022 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Calvin Harris, Justin Timberlake, Halsey dhe Pharrell Williams e kanë publikuar këngën e tyre të re.

“Stay With Me” është kënga e tretë nga albumi më i ri i DJ dhe producentit skocez Calvin Harris dhe quhet “Funk Wav Bounces Vol. 2”.

Calvin Harris ka publikuar një tjetër këngë të re nga albumi i tij i ardhshëm Funk Wav Bounces Vol. 2.

Albumi Funk Ëav Bounces Vol. 2 i cili është vazhdim i Funk Wav Bounces Vol. 1, do të dalë më 5 gusht.

LP përfshin hitin “Potion” me Young Thug dhe Dua Lipa, plus këngën me 21 Savage “New Money”.

Të ftuarit shtesë në albumin e ri të Harris janë Chlwe, Pusha T, Shenseea, Tinashe, Normani, Lil Durk, Offset, 6lack, Coi Leray, Busta Rhymes, Stefflon Don, Latto dhe Swae Lee të Rae Sremmurd.

Të ngjashme