Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, pasi ky i fundit tha sot se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të luajë rolin e “molerit” por të kthehet në tavolinë për dialog.
Stefanoviq ka thënë për Tanjugun se përkundër që Vuçiqit i pëlqen të luajë rolin e “molerit ai nuk është vrasës, dhunues dhe kriminel lufte, siç është Behgjet Pacolli dhe shefat e tij”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se Vuçiq duhet të kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pyke në marrëdhëniet me SHBA-në dhe se duhet të ndalet me retorikat agresive drejt Kosovës.