Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot komandantin e Batalionit të Tretë të FSK, nënkolonel Sylejman Cakaj.
Veliu dhe nënkoloneli Cakaj biseduam për përgatitjet që po bëhen për ushtrimin fushor “Skifteri 03”, që do të mbahet prej 26 deri më 28 mars në territorin e komunës së Podujevës.
Në ushtrimin fushor “Skifteri 03” do të testohet ndërveprueshmëria e Batalionit të Tretë me njësi të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës, komunën e Podujevës, me Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave , Zjarrfikësit, Shërbimet Mjekësore Emergjente dhe Kryqin e Kuq.