Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ditët në vijim do të jenë më të kqija për Ukrainën.
“Ditët që do të vijnë do të jenë më të këqija” për Ukrainën me “më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe shkatërrim.”, ka thënë ai.
Stoltenberg shtoi në takimin me ministrat e jashtëm në Bruksel të premten se Rusia ka gjasa të çojë armatim më të rëndë ndërsa vazhdon sulmet rreth Ukrainës.
Ai insistoi se lufta në Ukrainë është “lufta e Putinit”.
Është një “që ai e ka zgjedhur, planifikuar dhe po bën kundër një shteti paqësor”, ka thënë ai.
“I thërrasim presidentit Putin ta ndalojë menjëherë luftën, t’i tërheqë forcat nga Ukraina pa asnjë kusht dhe të përfshihet në diplomaci tani”.
Ai tha se do të jetë edhe më “e rrezikshme”.