Stoltenberg do të kryesojë samitin e NATO-s në Turqi

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të kryesojë samitin i cili do të mbahet më 6 dhe 7 maj në Turqi, tha NATO të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Veriatlantik që është organi kryesor politik i NATO-s, do të mbajë një takim në kryeqytetin turk Ankara.

Në kuadër të dialogut me rastin e 25 vjetorit, në samitin në fjalë do të marrin pjesë partnerët e Dialogut Mesdhetar, i cili përfshinë shtatë shtete jo-anëtare të NATO-s, Algjerinë, Egjiptin, Izraelin, Jordaninë, Mauritaninë, Marokun dhe Tunizinë.

“Do të zhvillojmë takime të ndara me zyrtarët më të lartë të qeverisë turke”, thuhet në kumtesën e NATO-s.

Të ngjashme