Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot nga Bukureshti porositi se shumë shpejtë nga të gjitha 29 vende anëtare do të nënshkruhet Protokoll inkuadrues për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
Ai sot në konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin rumun, Kllaus Johanis, shfaqi pritje se të gjitha 29 vendet do ta nënshkruajnë Protokollin, pas çka siç tha, Shkupi do të marrë pjesë në dy takimet e ardhshme të NATO-s.
“Pasi të gjitha 29 vendet-anëtare do ta ratifikojnë Protokollin, do ta përshëndesim Republikën e Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të e NATO-s”, theksoi Stoltenberg.
Pranimi i vendit në Aleancë, theksoi i parë i NATO-s, do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në tërë Evropën.
Stoltenberg theksoi se me Johanes Han mes tjerash kanë biseduar edhe për përkushtimin e vazhdueshëm të politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe i uroi Shkupit dhe Athinës, kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për guximin e tyre dhe udhëheqjen e fuqishme për zgjidhjen e kontestit me emrin.