Stoltenberg shpreh ngushëllime pas vdekjes së Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur thellësisht i pikëlluar, pas vdekjes së ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, i cili vdiq pasi u qëllua dy herë me armë zjarri, gjatë një fjalimi që po e mbante në Japoninë Perëndimore.

“I pikëlluar thellësisht nga vrasja e tmerrshme e Shinzo Abe, një mbrojtës i demokracisë dhe miku dhe kolegu im për shumë vite. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij, kryeministrit Kishida, dhe për njerëzit e partnerit të NATO-s, Japonisë, në këtë kohë të vështirë”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Të ngjashme